Lajme
Italia, e gatshme të testojë vaksinën kundër variantit të ri
Platforma e parë për një vaksinë kundër COVID-19 e krijuar posaçërisht për të luftuar variantin Omicron është gati në Itali dhe testet paraklinike pritet të fillojnë brenda disa javësh, bëri të ditur kompania bioteknike Takis.
Takis, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech, prej disa kohësh po punon për vaksinën Covid-eVax, e testuar në fazën e parë te njerëzit.
Vaksina kundër variantit Omicron është një vaksinë e gjeneratës së dytë, pra e bazuar në të njëjtën platformë si vaksina Covid-eVax. E njëjta platformë deri më tani është përshtatur me variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta dhe është testuar me sukses te kafshët, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Falë gjithçkaje që kemi mësuar që nga fillimi i pandemisë, ne kemi projektuar vaksinën Covid-eVax, versioni Omicron, në pak orë dhe në pak javë do të mund ta testojmë në modele paraklinike”, tha Luigi Aurisicchio, drejtori ekzekutiv i Takis.
“Ndërsa përpiqemi të mposhtim pandeminë, është e domosdoshme të tregohemi proaktivë, ndërsa virusi evoluon”, vëren Aurisicchio.
“Gjatë muajve të fundit, ne kemi gjeneruar modifikime pothuajse në kohë reale të Covid-eVax kundër Alfa, Beta, Gamma, Delta dhe shumë të tjerë, duke treguar imunogjenitetin e tyre në modelet e kafshëve. Ndryshe nga variantet e mëparshme, Omicron ka një numër të lartë mutacionesh të reja dhe, për këtë arsye, është e vështirë të parashikohet nëse vaksinat aktuale janë ende mbrojtëse: kjo është arsyeja pse ne po lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur për të përshtatur vaksinën tonë kundër këtij varianti”, shpjegoi ai.
Sipas Lucio Rovati, president dhe drejtor shkencor i Rottapharm Biotech, “është thelbësore që të ketë më shumë platforma teknologjike vaksinash, si Covid-eVax, që janë lehtësisht të përshtatshme ndaj çdo varianti të ri, siç është rikujtimi i përgjigjes imune të shkaktuar më parë nga platforma të tjera vaksinimi ose për përdorim në vendet ku vaksinat nuk janë aktualisht në dispozicion”.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











