Lajme
ITU: Kosova nuk mund të marrë kodin e vetë
Kosova duhet të bëhet një anëtare e OKB-së ose të arrijë një marrëveshje me Serbinë, përpara sesa t’i jepet kodi i saj telefonik i vendit.
Sanxhi Açaraja, zëdhënës për Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), që është i ngarkuar me trajtimin e çështjes, ka deklaruar se pasi një vend bëhet anëtar i OKB-së, më pas bëhet një anëtar i ITU-së. Pas kësaj, mund të nisin procedurat teknike për të caktuar një kod të vendit.
Açaraja ka deklaruar për SETimes se “problemi i vërtetë është anëtarësimi në OKB”, duke shtuar se procedura duhet të jetë e njëjtë për cilindo vend.
Por çështja nuk është fare kaq e lehtë. Më 2005, administrata e UNMIK-it të Kosovës i kërkoi ITU-së që t’i jepte Kosovës një kod telefonik tregtar.
Por ITU nuk e miratoi kërkesën dhe Kosova vazhdon të përdorë kodin e vendit të Serbisë, 381.
Çështja është tani pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE, mes Kosovës e Serbisë.
“Çështja e telekomunikacioneve është ende pa marrëveshje … do të vazhdojë të diskutohet në raundet e tjera të dialogut teknik,” ka deklaruar për SETimes Dren Zeka, këshilltar i lartë për kreun e ekipit të Kosovës në dialog, Edita Tahiri.
Zeka, ka deklaruar se për shkak se Kosova nuk është anëtare e ITU-së, ajo përdor kodet e vendeve të tjera.
Qeveria thotë se mungesa e një kodi vendi mund të pengojë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Duke e patur të pamundur që të ketë një kod, Kosova përdor tani tre kode — të Serbisë për telefoninë fikse, kodin e Monakos për operatorin Vala dhe kodin e Sllovenisë për IPKO-n.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










