Lajme
Iu dha lamtumira e fundit, kampionit Kabashi
Zëvendësminsitri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi ka thënë se vdekja e Besimit është një humbje e madhe për Kosovën
Mijëra qytetarë, sportistë, përfaqësues të insitucioneve dhe partive politike të Republikës së Kosovës, familjarë i dhanë të premten lamtumirën e fundit kampionit të botës në kik-boks, Besim Kabashi .Në ceremoninë e varrimit të zhvilluar në fshatin e lindjes, në Gurrakoc të Istogut, zëvendësminsitri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajdin Abazi ka thënë se vdekja e Besimit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ka theksuar se për personalitetin e Besimit, nuk kemi nevojë të flasim gjatë, sepse karriera e tij flet shumë, flasin rezultatet e tij kulmore dhe flet humanizmi i tij i treguar të bashkëkombasit.Për t’i dhënë lamtumirën e fundit kishte ardhur nga Gjermania edhe trajneri i Besimit, kroati Mlladen Steko. Sipas tij Besimi Kabashi, ka qenë një luftëtar i madh në ring.
Ndërsa familjarët i kanë falendëruar të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë së varrimit.Para varrimit qytetarë dhe përfqësues institucionesh dhe partish politike, sportisë të shumtë, kanë bërë homazhe pranë trupit të të ndjerit në Shkollën Fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc të Istogut.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












