Lajme
Ivanov: Mandatar ai që formon shumicën: Zaev kam 61 deputetë
“Njoftoj opinionin publik se mandatin për formimin e qeverisë do ta marrë ai kandidat që do të më dëshmojë se ka formuar shumicën në Kuvend”, tha presidenti Ivanov. Thuhet se Zaev ka garantuar shumicën
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka mbaruar konsultimet me të gjitha forcat politike dhe menjëherë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka konfirmuar se mandatari i ri për formimin e qeverisë do të jetë ai lider që dëshmon se ka 61 ligjvënës në Kuvend. Burime nga Shkupi, ndërkaq thonë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka garantuar shumicën në Kuvend,.
Gjatë konferencës për shtyp, Ivanov deklaroi se si periudhën e fundit kemi qenë dëshmitar të interpretimeve të kushtetutës sipas interesave dhe dëshirave të gjithkujt. “Njoftoj opinionin publik se mandatin për formimin e qeverisë do ta marrë ai kandidat që do të më dëshmojë se ka formuar shumicën në Kuvend. Maqedonia duhet të dalë nga kjo situatë duke pasur parasysh që është vend unitar dhe që ka nevojë për reforma sistematike. Ju garantoj që do të respektoj kushtetutën”, ka thënë presidenti Ivanov.
Ndërkaq lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit u shpreh i bindur se do të marrin mandatin nga presidenti Ivanov për formimin e Qeverisë, pasi që ka 61 deputetë.
Siç raportojnë mediet në Shkup, në kontaktet paraprake telefonike që ka realizuar me partitë shqiptare, Zaev ka marrë garanci se do të ketë 61 nënshkrime deputetësh për të marrë mandatin, mirëpo kjo nuk është garanci se do të mund të formojë edhe qeverinë e re, citon Lajm.
“Mbetet që deputetët vetëm formalisht të nënshkruajnë mbështetjen e tyre për Zaevin si mandatar. Mirëpo para se të zgjedhet kryeministër, ai do të kalojë një proces të vështirë të negociatave me partitë shqiptare ku do të përballet me kërkesat e tyre”, thonë burimet e gazetës në kushte anonime.
E-Diaspora
-
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 Përfaqësitë diplomatike të Shqipëri ftojnë mësuesit dhe organizatat shqiptare që zhvillojnë mësim në gjuhën shqipe të... -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt












