Bota
“Izolohet” Rusia: BE, SHBA, Kanada dhe Shqipëria dëbojnë diplomatët rusë
Sëpaku 19 shtete, mes tyre 15 anëtarët e BE, SHBA dhe Kanada, Ukraina dhe Shqipëria kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë pas akuzave ndaj Moskës për helmimin e spiunit të dyfishtë rus në Londër, Sergei Skripal.
Kordinimi ka ardhur pas bisedimeve mes SHBA, Francës dhe Gjermanisë, ndërsa “Bild” sqaronte prej sot në mëngjes që perëndimi përgatitej të dëbonte diplomatët rusë. Më parë këtë veprim kishte marrë Britania e madhe duke larguar të 23 diplomatët.
Moska reagon, Londra përshëndet
“Ky akt jo miqësor nga ky grup i shteteve nuk do shkojë pa konsekuenca. Ne do reagojmë,” thanë nga ministria e jashtme ruse.
Në anën tjetër kryeministrja britanike, Theresa May, ka përshëndetur aksionin e shteteve tjera.
“Ne e mirëpresim aksionin e sotëm të miqve tanë, që demonstron qartë se ne qëndrojmë krah për krah dhe i lëshojmë sinjal të qartë Rusisë, që nuk mund të vijojë të shkelë ligjet ndërkombëtare,” tha ajo, informon albinfo.ch.
Britania ka dëbuar 23 diplomatë rusë, SHBA 60 sosh përfshirë edhe 12 oficerë të intelegjencës që punonin në kuadër të OKB në Nju Jork si dhe ka mbyllur konsulatën në Seattle. Nga Shqipëria gjashtu janë larguar dy diplomatët rusë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











