Lajme
Izraeli instalon nëpër avionë sistemin antiraketë
Kompanitë ajrore izraelite pajisen me sistem të ri antiraketa.
Quhet C Music dispozitivi i sistemit antiraketë që kushton 1 milion euro e peshon 160 kg, i instaluar në avionët e tri kompanive ajrore izraelite El-Al. Arkia e Israir, shkruan Indeksonline.
Sistemi është aktivizuar menjëherë pas ngjarjes së rrëzimit të avionit ukrainas Boeing 737, pas goditjes gabimisht nga një raketë iraniane, duke shkaktuar 176 viktima.
Dispozitivi anti raketa C Music i gjatë 2 metra e 70cm, i gjerë 60 cm e i gjatë 50 cm instalohet në pjesën e poshtme të avionit e është i pajisur me një termokamera e aftë të vëzhgojë në 360 gradë e më rreze laser.
Pilotët e avionëve informohen menjëherë në kabinë sapo termokamera e këtij dispozitivi kap rrezikun e nxehtësisë së eksplozivit e aktivizon laserin i cili çorienton e devijon raketën goditëse deri në shpërthimin e saj në një largësi të konsideruar e sigurisë.
Ky sistem C MUSIC prodhohet nga kompania Elbit Sistem e lajmi për instalimin e tyre e përcjell sot e përditshmja italiane Corriere della Sera, e cila informon se është përpjekur të kontaktojë me këtë kompani prodhuese, pa marrë përgjigje, ndërsa një nga kompaninë ajore izraeliane El. Al është përgjigjur se mbi këtë argumente nuk mendojnë të diskutojnë me organet e informacionit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














