Shkurt.ch
Ja çfarë dimë për xhihadistët zviceranë
Si xhihadistë zviceranë konsiderohen ata njerëz që kanë udhëtuar ose kanë dëshiruar të udhëtonin në rajone të konfliktit, kryesisht në Siri ose në Irak, sipas Fedpol, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa shumë nga këta njerëz ishin luftëtarë, të tjerë ishin gra që u martuan me luftëtarë të Isis ose me burra që siguronin mbështetje nga ata. Disa nga xhihadistët, si tregohet në raport, kanë mbetur në zonat e konfliktit pavarësisht nëse janë të burgosur ose ende luftojnë. Të tjerë ndoshta janë vrarë, sipas Fedpol, ndërsa të tjerët kurrë nuk u larguan nga Zvicra, ose u larguan dhe tashmë janë kthyer.
Ja çfarë na tregon raporti i ri i Fedpol rreth këtyre xhihadistëve zviceranë.
1) Ata janë nga mbarë Zvicra.
Pothuajse dy të tretat janë nga pjesa gjermano-folëse e vendit, pak më shumë se një e treta janë nga Zvicra frankofone dhe pjesa tjetër nga rajoni italian, përcjell albinfo.ch.
2) Ata janë kryesisht meshkuj.
Rreth 80 për qind e xhihadistëve të Zvicrës janë meshkuj.
3) Mosha mesatare e tyre është 32.
Shumica e xhihadistëve zviceranë hynë në grupin e moshës 20-54 vjeç. Një e katërta e tyre janë më të rinj se 25 vjeç.
4) Gati gjysma e tyre janë shtetas zviceranë.
Rreth gjysma e xhihadistëve të raportuar në raportin e Fedpol kishte shtetësinë zvicerane, nga të cilat gjysma ishin shtetas të dyfishtë. Rreth 60 përqind ishin lindur jashtë shtetit.
5) Ata kanë nivele të ulëta të arsimimit.
Ndërsa Fedpol pranon se të dhënat për arsimimin e xhihadistëve të Zvicrës janë të kufizuara, ai vë në dukje se rreth një në pesë anëtarë të këtij grupi kishin vetëm shkollimin e detyrueshëm, ndërsa disa nuk e përfunduan as atë, përcjell albinfo.ch.
6) Një e katërta e tyre ishin konvertuar në Islam.
7) Të paktën një e treta kishte një dosje penale.
Numri i Xhihadistëve zviceranë në zonat e konfliktit sipas shifrave të Fedpol nga nëntori 2018, kanë udhëtuar në zonat e konfliktit 92 persona. Gjithsej 31 njerëz në këtë grup mendohet të jenë vrarë (25 të konfirmuar). Rreth 16 besohet të jenë kthyer në Zvicër (13 të konfirmuar).
Sa i përket shtetësisë, 31 në këtë grup ishin shtetas zviceranë dhe 18 ishin shtetas të dyfishtë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













