Kosova
Ja çfarë shkruan “Daily Mail” për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë
Gazeta britanike “Daily Mail” ka shkruar për sulmin ndaj të moshuarës që ndodhi në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Pamjet se si infermieret sulmuan një të moshuar me Alzheimer bën bujë.
Tri infermiere u arrestuan në lidhje me rastin.
“Ky është momenti shokues kur një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Kosovë goditet me shuplakë vazhdimisht nga një infermiere. Në video që është shpërndarë në rrjete sociale, punonjëse e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra të tjera në video dhe një tjetër duke filmuar – që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saja sulmojnë të moshuarën”, ka shkruar “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës reagoi menjëherë pas publikimit të videos, duke arrestuar tri të dyshuara, ndërsa ka pasur reagime edhe nga krerët e shtetit.
Ndërkohë familjarët të mërkurën pasdite e tërhoqën gruan e moshuar nga shtëpia e pleqve.
Ndërkohë në rrjete sociale videoja është shpërndarë edhe nga disa serbë, të cilët kanë propaganduar, duke thënë se “një infermiere në Pejë po e sulmon një grua të moshuar serbe në shtëpi të pleqve”.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në Banka zvicerane UBS do të jetë në gjendje të zgjerojë shërbimet e saj për klientët në... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë













