Uncategorized
Ja cilët janë “armiqtë e Zvicrës së lirë”
Një numër organizatash humanitare, vendore ose edhe ndërkombëtare, që kane përfaqësitë e tyre edhe në Zvicër, në mesin e të cilave edhe Kryqi i Kuq, pastaj shoqata fetare deri edhe shtëpi ku strehohen fëmijët gratë, viktima të dhunës… Të gjitha këto dhe më shumë, kanë gjetur veten në listën e zezë që ka krijuar gazeta konservative zvicerane “Schweizerzeit”, shkruan mediet zvicerane dhe transmeton albinfo.ch.
Organizatat e tilla, sipas kësaj gazete, kryeredaktor i së cilës është ish deputeti nacional nga SVP-ja, Ulrich Schlüer janë “armike të një Zvicre të lirë” ose me fjalë tjera, “Tradhtare të Zvicrës”.
Në listën e palavdishme janë renditur 55 organizata. Kriteri në bazë të të cilit ato kanë hyrë në listë është pjesëmarrja e tyre në një projekt të shoqatës “Dialog EMRK”, i cili angazhohej për të drejtat e njeriut dhe kundër iniciativës së SVP-së “E drejta vendore para asaj ndërkombëtare”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik










