Kuriozitete
Ja disa biznese që mund t’i filloni me pak para
Me siguri që keni ëndërruar të keni biznesin tuaj personal, por nuk keni pasur kapital të mjaftueshëm për këtë. Më poshtë mund të gjeni 12 lloj biznesesh, të cilët mund t’i filloni me disa mijëra euro. Po mendoni ndoshta se nuk mund të bëheni milioner nëse e filloni kaq ngadalë, po asnjëherë nuk i dihet.
Vlen të theksohet se këto biznese janë ide të vogla, por që kanë kosto të ulëta ose nuk kanë kosto fare. Ju duhet të gjeni atë që njerëzit kërkojnë dhe ta ofroni atë. Më poshtë janë thjesht disa ide, për pjesën e licencave, sigurimeve shoqërore apo çështjeve të tjera të sigurisë duhet të mendoni vetë.
Shpërndarje e ëmbëlsirave apo ushqimeve
Mund të gatuani vetë disa ëmbëlsira apo disa ushqime të lehta dhe t’i shpërndani ato. Shpesh njerëzit pëlqejnë që ushqimi t’ju vijë i gatshëm në shtëpinë e tyre.
Shërbimi i pastrimit
Të gjithë dimë të pastrojmë. Ju mund të zgjidhni disa ambiente, ku mund pastroni për disa orë dhe të fitoni kështu disa para. Ndoshta në të ardhmen ky mund të jetë një biznes fitimprurës.
Shitjet on-line
Nëse ju keni aftësi për të krijuar gjëra të vogla artizanale apo mund të keni koleksionuar veshje, pajisje antike në shtëpinë tuaj, shfrytëzojeni këtë hobi që ju keni për të përfituar të ardhura. Mund të bëheni pjesë e faqeve on-line që mundësojnë shërbime mallrash.
Konsultime
Nëse ju jeni shumë i aftë dhe ekspert në një fushë të caktuar, shfrytëzojini njohuritë tuaja, pasi ka shumë njerëz që do të paguanin për të marrë këshillime për probleme të ndryshme.
Shkrimi i CV-ve
Në ditët e sotme, ende ka individë që duan ndihma dhe këshilla për mënyrat e shkrimit të CV-ve. Mund t’i përdorni aftësitë tuaja për të shkruar CV që nga ato të nivelit të ulët e deri tek CV e zhvilluara.
Ofrimi i shërbimeve personale
Pastrimi i veshjeve, bërja e pazarit, kujdesi ndaj fëmijëve, përgjigjja për çdo telefonatë, janë disa shërbime që një person shumë i zënë me punë do të donte të paguante dikë tjetër për t’ i bërë. Nëse ju mund t’i realizoni këto aktivitete, mund të filloni kështu një punë, pa asnjë shpenzim fillestar.
Asistenca virtuale
Një asistent virtual ka si detyrë të kryejë çdo gjë që njerëzit mund ta bëjnë on-line në jetën e tyre: korrespondenca me email, realizimi i takimeve, pagesat e faturave, futja e të dhënave, përcaktimi i udhëtimeve dhe blerja e biletave, blerjet on-line etj. Nëse mund t’i realizoni këto, do të fitoni para duke punuar nga shtëpia juaj.
Dhënia e mësimit
Jeni të zguar? Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u dhënë leksione fëmijëve të vegjël. Në këtë mënyrë, jo vetëm që fitoni para, por gjithashtu jepni edhe kontributin tuaj për një komunitet më të mirë, më të arsimuar.
Lyerja e shtëpive
Nëse dini të përdorni shumë mirë furçën e lyerjes, shfrytëzojeni këtë aftësi. Mund të filloni me lyerjen e disa ambienteve të vogla, pastaj nëse vlerësoheni për punën që bëni, mund të krijoni njohje dhe të zhvilloni biznesin tuaj.
Blerës personal
Ka disa njerëz që nuk pëlqejnë t’i bëjnë vetë blerjet e tyre, thjesht e urrejnë si aktivitet apo e quajnë humbje kohe. Nëse ju keni shije shumë të mira në përzgjedhjen e produkteve, bëjeni këtë punë edhe për persona të tjerë. Mund të zgjidhni veshje për dikë tjetër, duke u shndërruar kështu në një këshillues për imazhin e dikujt.
Stilist personal
Sigurisht që duheni të keni aftësitë e duhura për të ofruar një shërbim të tillë, por nëse ju mendoni se i keni këto aftësi, do të jetë fillimi i një biznesi shumë të mirë.
Shkrimi i lirë
Në ditët e sotme shkrimet on-line janë përhapur shumë. Ju mjafton një tastierë, disa ide të mira dhe aftësi gramatikore për të realizuar shkrime të lira për tema të ndryshme. Nëse përmbajtja dhe paraqitja e shkrimeve tuaja do të pëlqehet, dikush mund të paguajë për këto shkrime, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












