Lajme
Ja për çfarë gjykohet “Carlos”-i, tmerri i gardianëve të burgjeve zvicerane
As njësitet speciale të policisë dhe as gjyqtarët nuk kanë mundur t`ia ndryshojnë vendimin e tij sot për të mos e lëshuar qelinë e burgut
“Carlos” quhet i burgosuri më i famshëm i Zvicrës, tmeri i shumë gardianëve dhe punonjësve të tjerë të burgjeve, ku po mbahet ai gjatë këtyre viteve të fundit. Ai ka qenë në vazhdimësi temë e mediave për dhunën e ushtruar para se të burgosej, por në veçanti pas burgosjes.
Nga sot ka filluar procesi i radhës kundër tij. Gjithsej 29 delikte, të gjitha të kryera vetëm gjatë kohës sa po qëndron në burg, ia ngarkon atij prokuroria përgjegjëse, transmeton albinfo.ch. Kështu, procesi kundër tij sot ka qenë temë numër një në mediat zvicerane dhe shumica e tyre e kanë ndjekur atë live për lexuesit e tyre, minutë pas minute.
“Carlos”, si pikë e parë, ka refuzuar të paraqitej në gjykim. As njësitet speciale të policisë dhe as gjyqtarët nuk kanë mundur t`ia ndryshojnë vendimin e tij sot për të mos e lëshuar qelinë e burgut. Për këtë arsye, procesi në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit.
Ekspertiza e bërë ka gjetur te “Carlosi” një shkallë shumë të lartë të rrezikshmërisë për recidivizëm, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, autori i ekspertizës është optimist se masat terapeutike mund ta zbusin gjendjen rreth të burgosurit të famshën në burgun Pöschwies.
Prokuroria ka kërkuar një dënim me heqje lirie prrej 7.5 vjetësh si dhe caktimin e masës së kujdestarisë, sipas nenit 64 të Kodit Penal. Sipas saj, nuk ka zgjidhje tjetër nëse nuk duam që Carlos të lihet i lirë dhe të terrorizojë në mënyrë ekstreme qytetarët.
Një dënim “i thjeshtë” me heqje lirie nuk mjafton për të disiplinuar 24-vjeçarin, thotë prokurori. Rasti i tij është ekstrem dhe për ta mbajtur atë në burg, nevojitet një personel dhe masa sigurimi të papara deri tash në Zvicër. Ndërsa masa e kujdestarisë nënkupton mbajtjen për kohë të pacaktuar nën përkujdesje të tipit të spitalit psikiatrik, shkruan albinfo.ch.
Mbrojtësi i Carlosit, nga ana tjetër kërkon lirim të klientit të tij nga pika më e rëndë e akuzës dhe sidomos kërkon heqje dorë nga masa e kujdestarisë ndaj tij. Sipas tij, duhet dhënë fund “vrazhdësisë” ndaj 24-vjeçarit. Ai thotë se Carlosi është duke jetuar “në kufi me torturën”.
Akuza e ngarkon atë për tentim shkaktimi të lëndimit të rëndë trupor, lëndim të shumëfishtë trupor, kërcënim të shumëfishtë, ushtrim të shumëfishtë dhune mbi autoritetet etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












