Uncategorized
Ja sa marrin ndihma sociale të huajt sipas shteteve dhe regjioneve
Shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë përfshirë në një kategori të përbashkët dhe si të tillë bëjnë 4.4 % të të gjithë shfrytëzuesve të ndihmave sociale
Në raportin e publikuar sot nga Zyra Federale e Statistikave (BfS) lidhur me shfrytëzimin e ndihmave sociale është bërë edhe kategorizimi i shfrytëzuesve të këtyre ndihmave sipas përkatësisë shtetërore të tyre. Kështu, pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë shtetasit zviceranë, 42 për qind, shkruan sda.ch.
Pas tyre vijnë shtetasit e te gjitha vendeve evropiane, që, të marrë së bashku arrijnë në 23 për qind. Ndërsa në mesin e këtyre të fundit, shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës janë përfshirë në një kategori të përbashkët dhe si të tillë bëjnë 4.4 % të të gjithë shfrytëzuesve të ndihmave sociale, transmeton albinfo.ch. Më tutje vijnë shtetasit e Turqisë (3.4%), të Portugalisë (3.2%), të Maqedonisë (1.6%), të Maqedonisë (1.6%), të Spanjës dhe të Francës (nga 1.1%).
Në këto përqindje kemi të bëjmë para së gjithash me të huaj që kanë ardhur në Zvicër si fuqi punëtore.
Shfrytëzuesit e ndihmave sociale, që kanë prejardhje nga Afrika përbëjnë 17% ndërsa ata nga Azia, 16% të numrit të përgjithshëm, transmeton albinfo.ch. Numrin më të madh të njerëzve të kësaj kategorie nga këto dy kontinente e përbëjnë shtetasit e Eritresë, me 9.3%. pas tyre vijnë sirianët me 4.6%, srilankasit, 2.4%, somalezët 1.8% etj.
Numri i madh i eritreasve në mesin e përfituesve nga ndihmat sociale shpjegohet me faktin se ata kanë kërkuar më së shumtui azil në Zvicër viteve të fundit. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 nga ky vend kanë ardhur si azilkërkues 22.067 veta. Dhe, siç dihet, rreth 85% e të gjithë azilkërkuesve marrin ndihma sociale.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?












