Shkurt.ch
Ja si ngarkohet motoçikleta mbi veturë!
Shoferi, kishte lidhur me litarë mbi kulmin e makinës së tij një motoçikletë dhe bagazh tjetër të shumtë e të rëndë. Rreth 400 kilogramë!
Kjo pamje nuk është regjistruar në Indi e as diku në Afrikë… Fotografia që po e paraqesim është bërë në mes të Zvicrës ndërsa automjeti i ngarkuar “në këtë derexhe” është i një shtetasi gjerman.
Siç mund të shihet në fotografinë e publikuar nga blick.ch, ngarkesa mbi makinë është pothuaj po aq e madhe sa edhe vet makina.
Policia e Lucernit është njoftuar dhe ka reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe nxjerrë nga qarkullimi veturën e stërngarkuar, transmeton albinfo.ch. Shoferi, kishte lidhur me litarë mbi kulmin e makinës së tij një motoçikletë dhe bagazh tjetër të shumtë e të rëndë. Rreth 400 kilogramë! Policia shkruan në një komunikatë se ky ngarkim i pazakonshëm përbënte rrezik për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Ndërsa dëshmitarët që e kanë bërë edhe fotografinë, habiten se si ka pasur mundësi që kjo makinë të kalojë nëpër vendkalimin kufitar nga Gjermania, përcjell albinfo.ch Pastaj ata kanë shtuar se ngasësi ka vozitur tepër shpejt…
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













