Lajme
Jahjaga e Thaçi në hapjen e lojërave olimpike
Jahjaga eThaçi së bashku me rreth 200 zyrtraë nga gjithë bota do të marrin pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike “Londra 2012”
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike “Londra 2012”. Ata janë ftuar nga sekretari i jashtëm britanik, Ëilliam Hague ndërsa dy liderët kosovarë tashmë kanë arritur në Londër.
Ne aeroportin Heathroë të Londrës, presidentja Jahjaga është pritur nga përfaqësuesi i oborrit mbretëror të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa kryeministri Hashim Thaç menjëherë është takuar me sekretarin Hague, me të cilin ka biseduar për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për procesin e reformave të gjithëmbarshme në Kosovë.
Sekretari britanik Hague, siç thuhet në një njoftim lëshuar nga Kryeministria, e ka mirëpritur progresin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi, dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu, në mënyrë që të dy vendet fqinje të kenë mundësi të arrijnë progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Jahjaga eThaçi marrin pjesë në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Londra 2012, ku do të marrin pjesë rreth 200 udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës.
Ndryshe e veçanta e kësaj olimpijade është se pas 24 vitesh një kososvare rikthet në këto lojëra. Kjo është xhudistja Majlinda Kelmendi e cila garon me flamurin e Shqipërisë dhe është kandidate për të fituar medalje.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











