Lajme
Jahjaga fton për investime në Kosovë
Jahjaga ka zhvilluar një varg takimesh - pos tjerash me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kryetarin e Abu Dhabit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror për të Ardhmen e Energjetikës, që po organizohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve.
Jahjaga mësohet të ketë zhvilluar një varg takimesh – pos tjerash me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kryetarin e Abu Dhabit, sheikun Mohamed bin Zajed al Nahian, disa ministra të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëheqës ushtarakë të këtij vendi që kanë shërbyer në Kosovë, si dhe përfaqësues nga shumë shtete të tjera.
“Presidentja Jahjaga, në takimet e saj, i njoftoi bashkëbiseduesit me gjendjen e përgjithshme dhe të arriturat në vendin tonë… Ajo bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik dhe për investime në Republikën e Kosovës, e cila disponon me resurse të shumta, në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











