Lajme
Jahjaga i kërkon bashkëpunim presidentit të ri të Bankës Botërore
Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi Jim Young Kim, me rastin e zgjedhjes së tij president i Bankës Botërore.
Presidentja Jahjaga duke e uruar Jim Young Kim për detyrën e re, i ka dëshiruar atij sukses në përmbushjen e detyrës së rëndësishme dhe ka theksuar rëndësinë e madhe që ka Banka Botërore dhe gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me këtë institucion, në të mirë të zhvillimit të vendit tonë.
Presidentja Jahjaga u takua me Jim Young Kim gjatë vizitës në SHBA, në mars të këtij viti, kur krahas takimeve të tjera të rëndësishme dhe ligjëratave në disa institucione, ajo mbajti një ligjëratë në Kolegjin Dartmouth dhe u takua me studentët dhe mësimdhënësit e këtij kolegji.
Presidentja Jahjaga dhe Jim Young Kim, gjatë takimit në Kolegjin Dartmouth, ku ai ishte kryetar, kanë biseduar për një varg çështjesh, me theks të veçantë për nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të studentëve dhe të profesorëve, si dhe fillimit të një strategjie për arsimin e lartë në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e mjekësisë.
“Përveç thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Dartmouth, me kënaqësi të madhe do të dëshiroja të punoj ngushtë me ju gjatë përpjekjeve të forcimit të partneritetit dhe miqësisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. Përderisa punojmë në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët në përmirësimin e kualitetit të jetës së njerëzve, shpresoj që të kam një mik jo vetëm në Dartmouth por edhe në Bankën Botërore”, thekson në telegramin e urimit Presidentja Jahjaga.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











