Lajme
James Berisha, mund të jetë i kidnapuar ose i arrestuar
Piloti kosovar, James Berisha, i cili ka humbur kontaktet me ekipin e tij gjatë zbritjes në Eritrenë Afrikane mund të jetë i kidnapuar ose i arrestuar, kanë thënë burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme në kushte anonimiteti.
“Të gjitha indikacionet që kemi në dispozicion flasin që piloti kosovar James Berisha, i cili ka edhe shtetësi amerikane, mund të jetë i kidnapuar nga grupet mafioze në Eritre”, ka thënë ky burim brenda MPJ-së, shkruan Koha Ditore.
Sipas po këtij burimi, versioni tjetër i mundshëm është arrestimi i tij nga ana e autoriteteve të Eriteresë, të cilat kanë një qasje antiperëndimore.
“Nëse ngjet që ai të jetë arrestuar, kjo do të bëhet çështje më e lehtë, ngase varësisht qasjes se autoriteteve në Eritere, së paku do të kemi një burim zyrtar me të cilin në një formë apo tjetrën mund të kontaktojmë“, kanë thënë në MPJ, teksa kanë shtuar që përfaqësuesit e shtetit të Gjermanisë, të Francës dhe të Belgjikës janë angazhuar ekskluzivisht me qëllim të zbardhjes së misterit rreth zhdukjes së pilotit kosovar me shtetësi amerikane, James Berisha.
“Franca dhe Gjermania janë dy shtete perëndimore, të cilat kanë marrëdhënie më të mira me Eriterenë dhe të dyja këto shtete kanë autorizuar përfaqësuesit e tyre që të angazhohen në drejtim të zbardhjes së fatit të James Berishës dhe se fundi është edhe Qeveria e Belgjikës ajo që ka shprehur gatishmërinë të na ndihmojë në këtë drejtim“, ka theksuar burimi i gazetës brenda MPJ-së.
Zyrtarisht nga kjo ministri kanë thënë se deri më tani nuk kanë ndonjë të dhënë të saktë për vendndodhjen e pilotit James Berisha, por, sipas tyre, gjithçka është duke u bërë që vendndodhja e tij të saktësohet dhe fati i tij të zbardhet.
“MPJ-ja së bashku me shtetet mike është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë për të zbardhur fatin e pilotit kosovar James Berisha, vështirësi në këtë drejtim kemi, por presim që për një kohë të shkurtër të kemi edhe rezultate konkrete në këtë drejtim“, ka thënë Artan Behrami, zyrtar për informim në MPJ.
Sipas tij, MPJ-ja ka çmuar dhe vlerësuar punën dhe angazhimin e James Berishës.
Pak ditë pas zhdukjes së pilotit James Berisha, MPJ-ja kishte lëshuar një komunikatë për opinion ku thuhej që përpjekja për të zbardhur fatin e tij po has në disa vështirësi specifike.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











