Tematike
Janë mbyllur kutitë e votimit, dalin edhe rezultatet e para
Ende pa u mbylluir kutitë e votimit është kumtuar se në komunën e Aargaut, Schmiedrued-Walde, për SVP-në kanë votuar 60%

Sot në Zvicër po mbahen zgjedhjet parlamentare. Më shumë se 3800 persona të ndarë në 422 lista kandidojnë për 200 vende në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Ndërsa për secilin nga 46 vendet në Dhomën e Kantoneve kandidojnë nga 160 veta!
Për nga numri i kandidatëve (mbi 3800) zgjedhjet e sivjetme përbëjnë rekord të deritashëm.
Për herë të parë këtë vit kanë të drejtë vote edhe 400 mijë votues. Prej tyre 300 mijë janë të rinj që këtë vit e kanë mbushur moshën 18 vjeçare, me çka e fitojnë të drejtën e votës.
Në Zvicër shumica e madhe votojnë paraprakisht, përmes postës ndërsa sot, në ditën zyrtare të zgjedhjeve, këtë të drejtë e shfrytëzojnë një numër më i vogël, që e hedhin votën në mënyrë klasike, në kutitë e votimit në qendrat e banimit. Në orën 12.00 janë mbyllur të gjitha kutitë e votimit. Ndërsa edhe para kësaj është kumtuar rezultati për një komunë. Është fjala për komunën e Aargaut, Schmiedrued-Walde, ku për SVP-në kanë votuar 60%.
albinfo.ch do të njoftojë lexuesit e vet në vazhdimësi lidhur me rrjedhën e zgjehdjeve të sotme. Me këtë rast do të lidhemi herë pas here edhe me kandidatët shqiptarë, gjegjësisht me shtabet e tyre zgjedhore dhe do të përcjellim atmosferën që mbretëron atje.
E-Diaspora
-
Shqiptari që shkaktoi aksidentin në SHBA del para gjykatës Shpërthen në lot kur njoftohet për vdekjen e të fjeuares së tij që ishte shtatzëne ...
-
Shqipëri: Emigrantët dërguan 1 miliardē euro remitenca
-
Rezistenca dhe lufta e Kosovës, e pasqyruar në dy vepra të ndryshme
-
Nga cilat vende vijnë remitencat më të larta në Shqipëri
-
Ordinanca “Physio in Motion” ofron shërbime osteopatike dhe të fizioterapisë
Jeta në Zvicër
-
Blerja e makinave në Zvicër është në rënie Por është shtuar numri i makinave elektrike.18 për qind e makinave të reja të regjistruara në...
-
Komisioni, kundër marrjes më të lehtë të pasaportës zvicerane
-
Zvicër: Numër rekord i aksidenteve gjatë kohës së lirë
-
Nxënësit zviceranë, dy muaj prapa me mësime, për shkak të koronës
-
Ekonomia e Zvicrës ‘vazhdon të përmirësohet’