Lajme
Januzaj e ka edhe një mundësi të luajë për Kosovën
Javën e kaluar, FIFA shprehu gatishmërinë e saj për të studiuar një modifikim të Statutit, për të eliminuar disa kufizime ndaj futbollistëve me dyshtetësi, të cilët mund të duan të ndryshojnë kombëtare.
Aktualisht, rregullat lejojnë një futbollist të kalojë në një kombëtare të dytë, vetëm nëse nuk ka zhvilluar më herët ndonjë ndeshje zyrtare me kombëtaren e parë.
Me normativën e re, futbollistët që mund të ndryshojnë kombëtare, mund ta bëjnë këtë edhe nëse kanë zhvilluar një apo dy takime zyrtare me të parën.
Mes shumë futbollistëve të njohur, ky modifikim do të prekë edhe Adnan Januzajn. Talenti belg, i lindur në Belgjikë nga prindër shqiptarë nga Kosova, është vendosur përpara Botërorit të vitit 2014 nën një dilemë të madhe, kë të përfaqësonte mes Shqipërisë (Kosova atëherë nuk njihej nga UEFA dhe FIFA), Belgjikës si vendlindje, Anglisë ku kishte plotësuar kushtet e qëndrimit për 5 vite falë aktivizimit me Manchester United, apo edhe Turqisë.
Asokohe Januzaj, nën ndikimin edhe të këshillave të babait të tij menaxher, zgjodhi vendlindjen e tij Belgjikën, me synimin se do të shkonte në Botërorin e Argjentinës, por trajneri i atëhershëm belg Marc Wilmots nuk e grumbulloi, edhe pse kishte zhvilluar një ndeshje zyrtare.
Tashmë Januzajt mund t’i jepet një mundësi e dytë, këtë herë jo më për të zgjedhur Shqipërinë, por Kosovën. Gjithnjë nëse ai do ta ketë ende si dilemë braktisjen e Belgjikës për vendin ku kanë lindur prindërit e tij. Lojtari, i cili luan me Real Sociedadin, nuk ka folur ende për këtë çështje, e nuk dihet se cila do të jetë përzgjedhja e tij, nëse FIFA e bën realitet ndryshimin e rregullores, transmeton KP, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













