Lajme
Japonia financon tri projekte në Kosovë
Qeveria e Japonisë në kuadër të ndihmës për Kosovën, do të financojë tri projekte të reja. Sipas një njoftimi, kontratat e donacionit në mes të institucioneve përfituese dhe Ambasadës së Japonisë në Vjenë do të përmbyllen sot më 7 mars, 2011, në Zyrën ndërlidhëse japoneze në Prishtinë nga Qeveria e Japonisë.
Ky lloj i ndihmës, është një vazhdimësi nga Qeveria japoneze, e cila ka për qëllim të promovojë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik në Kosovë. Projekti i parë ka të bëjë me instalimin e pajisjeve mjekësore në Spitalin Rajonal të Ferizajt për përdorim në sallën e operacionit me vlerë 58.200 euro. Në këtë spital trajtohen më se 50.000 njerëz në vit, ndërsa ai arktualisht përballet me vështirësi të mëdha në kryerjen operacioneve ortopedike për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme. Projekti tjetër ka të bëjë me renovimin e shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë, me vlerë 53.812 euro.
Shkolla është në një situatë të vështirë për të siguruar ambient të përshtatshëm për arsim për shkak të objektit të vjetër shkollor. Ndërsa projekti i tretë është për pajisjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan me aparatura mjekësore dhe një autoambulancë”, me vlerë 41.350 euro. Qendra kryesore e mjekësisë familjare e Lipjanit ka departamentin e shëndetit familjar, sektorët e gjinekologjisë, pulmologjisë, radiologjisë dhe stomatologjisë si institucion primar mjekësor. Qendra vizitohet nga rreth 13.000 njerëz ne vit, duke përfshirë banorët etnikë serbë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











