Lajme
Japonia ndihmon Filarmoninë e Kosovës
Ministri Hoxhaj ka deklaruar se Japonia është një shtet që e ka ndihmuar fuqishëm ndërtimin e një Kosove të re dhe moderne
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka nënshkruar një marrëveshje me zëvendësministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Kazuyuki Hamada për avashmin profesional të Filarmonisë së Kosovës. Kjo marrëveshje parashikon që Japonia të mbështesë filarmoninë me vegla moderne muzikore.
Ministri Hoxhaj duke e vlerësuar këtë ditë si një ditë historike për Kosovën, i ka uruar mirëseardhje zëvendësministrit japonez duke e cilësuar atë mik të madh të Kosovës dhe një mik personal. Në këtë kontekst, siç thuhet në një njoftim të MPJ-së, Hoxhaj ka deklaruar se Japonia është një shtet që e ka ndihmuar fuqishëm ndërtimin e një Kosove të re dhe moderne.
“Sot në këtë ditë historike ne po e nënshkruajmë ose më mirë të themi e bëjmë shkëmbimin e notave verbale për hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje e cila ka pikësynim që ta mbështesë Filarmoninë e Kosovës me instrumente muzikore”.
“Është pjesë e politikës së Jashtme që kultura vlera dhe identiteti i Kosovës të jenë të mbështetura nga partneret dhe miqtë tanë sikurse është Japonia”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Ndërkaq, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, zëvendësministri japonez, Kazuyuki Hamada tha se Tokio zyrtare është e nderuar të jetë pjesë e përpjekjeve historike të bëra nga qytetarët e Kosovës për të siguruar pavarësinë dhe rolin e ardhshëm për prosperitet dhe ndërtimin e paqes.
“Kosova dhe Japonia janë bashkë në përpjekjet dhe ambiciet e njëjta për të promovuar paqe. Duke ndjekur një ngjarje kaq historike ne i bëjmë një respekt popullit të Kosovës”, tha zëvendësministri Hamada, duke i ndjerë i nderuar për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Sipas një sondazhi të transmetuesit publik zviceran SRF, lejet për blerjen e armëve janë rritur nga... -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli











