Lajme
Japonia ndihmon filarmoninë kosovare
Qeveria e Japonisë ka dhënë një donacion prej gjysmë milioni eurosh për Orkestrën Filarmonike të Kosovës
Zëvendësministri kosovar i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka pranuar të mërkurën një donacion nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA) në vlerë 500 mijë euro, e cila i dedikohet Orkestrës Filarmonike të Kosovës. Garanti japonez parashikon pajisjen me vegla muzikore të modeleve të fundit.
Përmes këtij granti në vlerë prej 569 mijë euro, Japonia siç thuhet, ofron mbështetje shumë të rëndësishme për Orkestrën Filarmonike të Kosovës.
“Ky është një hap i vogël në maratonën tonë shumë të gjatë të miqësisë ndërmjet dy shteteve”, tha zëvendësministri Selimi, sipas të cilit, ndihma për filarmoninë ka rëndi të jashtëzakonshme për kulturën kosovare.
Ndërkaq shefi i JICA-s për Ballkan, Ken Yamada premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Kosovën, duke theksuar se projekti në fjalë duhet të jetë shembull i bashkëpunimit dhe përpjekjes që përmes muzikës të tejkalohen kufijtë dhe të ndërtohen ura të komunikimit ndërmjet popujve.
“Japonia dhe JICA do të jenë këtu për Kosovën dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, tha Yamada.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










