Bota
Japonia në ‘telashe’ me shtëpitë, fillon dhurimi i tyre
Por, Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to
Katër vjet më parë, Naokos dhe Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.
Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesëvjeçar, jetonin me prindërit e Naokos.
“Duhet të bënim shumë rregullime, por donim gjithmonë të jetonim në një qytezë të vogël dhe të kishim një kopsht me lule”, u shpreh Naoko 45. Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim.
Por, Japonia ka pasur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Në 2013 numëroheshin 61 milionë shtëpi dhe 52 milionë familje. Dhe situata pritet të ‘përkeqësohet’. Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milionë në 88 milionë brenda vitit 2065, sipas statistikave nga Instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura, transmeton ‘TCH’.
Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazmë”, ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”, përcjell albinfo.ch.
Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike













