Lajme
Japonia u hapë dyert mjekëve kosovarë
Në Klinikën e Pediatrisë ka kuadro të mira, por ata duhet të vijnë në Japoni për trajnime dhe avancime të mëtejme, deklaroi shpreh mjeku japonez Komoaki Kato
Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinikën Universitare në Prishtinë posedon kuadro të mira, por atyre u nevojiten edhe trajnime dhe shkëmbime të përvojave të vendeve të tjera. Me këtë rast, Qeveria e Japonisë ua ka hapur dyert mjekëve kosovarë që të trajnohen në këtë shtet.
Kështu deklaroi Dr. Komoaki Kato, zëvendësdrejtor Institutit Kombëtarë për trajtim të nënës dhe fëmijës në Japoni.
Kato bashkë me një grup ekspertësh japonez nga fusha e mjekësisë, por qëndrojnë në Kosovë për të parë nga afër se si po funksionin shëndetësia kosovare. Ata sot vizituan Klinikën e Pediatrisë ku është informuar nga afër me punën që bëhet në këtë klinikë.
Ahmet Shala, Ambasador i Kosovës në Japoni, iniciatorë i këtij bashkëpunimi, shpjegoi se gjithçka ka filluar me interesimin që kishte shprehur një prind i fëmijës nga Kosova, i cili ishte i diagnostifikuar me sëmundjen apo sindromën e Kawasakit.
“Me interesimin e prindërit në fjalë, menjëherë kam kontaktuar qendrat shëndetësore në Japoni dhe kam vënë kontakt me Institutin Kombëtarë për nëna dhe foshnje që është i specializuar për trajtim të fëmijëve, ndërkohë pas takime jemi pajtuar që drejtuesit e kësaj qendre të vijnë në Kosovë dhe të fillojë bashkëpunimin me QKUK dhe Klinikën e Pediatrisë”, theksoi Shala.
Sipas tij, mjekët pas vizitës që kanë pasur në Klinikën e Pediatrisë kanë vërtetuar se ka kuadro të mira profesionale, por nevojiten trajnime, aparaturë e avancuar dhe funksionalizim i aparaturës ekzistuese.
Në anën tjetër, zëvendësdrejtori Institutit Kombëtarë për trajtim të nënës dhe fëmijës në Japoni, Dr. Tomoaki Kato, tha se pas interesimit të ambasadorit Shala, janë shprehur të gatshëm të vijnë në Kosovë dhe të shohin nga afër gjendjen.
“Nga ajo që pamë në Klinikën e Pediatrisë, u vërejt se ka kuadro të mira, por nevojiten trajnime dhe shkëmbime të përvojave, pra mjekët dhe infermieret duhet të vijnë në Japoni për trajnime dhe avancime të mëtejme”, u shpreh Kato.
Ndërsa Dr.Ramush Bejiqi, pediatër-kardiolog, theksoi se ndihmesa nga mjekët japonez është e mirëseardhur për Klinikën e Pediatrisë, duke shtuar se ata u shprehën të gatshëm të trajnojnë në QKUK dhe Japoni, mjekë dhe infermiere nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? Askush nuk i pëlqen të flasë për taksat - dhe aq më pak t'i paguajë ato.... -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale -
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana













