Kosova
Jashari: Faleminderit, presidente, për respektin ndaj UÇK-së
Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani, sipas tij, për nderin dhe respektin ndaj dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo gjatë vizitës së saj në varrezat e dëshmorëve të Drenicës.
”Ashtu siç tha edhe presidentja, ne sot nderuam të kaluarën tonë”.
”Me shumë vuajtje, me shumë sakrificë, aq sa e dhimbshme, po edhe krenare, një ideal brez pas brezi që për fat tonin, gjeneratës tonë, arritëm ta shijojmë lirinë më në fund”, u shpreh Jashari.
Po ashtu, Jashari nga Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë të Drenicës, bëri thirrje për unitet.
”Këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar, të unifikuar duke zhvilluar dhe ndihmuar vendin tonë”.
”Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj dëshmorëve, ndaj UÇK-së”.
”Uroj që vendi ynë të ecë në hapa të sigurt dhe drejt përpara. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











