Tematike
Java kundër racizmit:”Gjermania na takon të gjithëve”
Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër racizmit njerëz në gjithë Gjermaninë angazhohen kundër diskriminimit dhe ksenofobisë
Disa prej këtyre veprimtarive zhvillohen enkas për më të vegjëlit.
Kafeneja e quajtur „Nähcafè” në Bonn për disa ore është shndërruar në një dhomë për vizatime. Sot këtu në këtë vend në fokus janë fëmijët dhe gjuhët që ata flasin. Kjo ka vlerë shumë të madhe për Mechthild Kleine-Salgar, transmeton DW. Ajo punon në agjencinë profesionale për edukimin dhe këshillimin ndërkombëtar (FIBB) në Bon, e cila organizon rregullisht aktivitete të tilla. Së pari ajo me kolegën e saj Mona Kheir El Din lexon një përallë në gjuhën gjermane dhe arabe, dhe pastaj fëmijët kanë mundësi të vizatojnë.
“Qëllimi ynë është që çështja e shumëgjuhësisë të jetë në qendër të vemëndjes”, thotë Kleine-Salgar. “Shoqëria jonë është shumëgjuhësore, dhe ne kemi për qëllim që t’i nxisim fëmijët ta mësojnë mirë gjuhën e tyre.”, thotë Salgar.
Me shoqatën e tyre Kleine-Salgar dhe kolegia e saj kanë për qëllim që të ndihmojnë në zbutjen e diskriminimit, kjo është një arsye pse FIBB gjithashtu merr pjesë në javën ndërkombëtare kundër racizmit.
Deri më 24 mars në të gjithë Gjermaninë do të zhvillohen rreth 1000 manifestime, të cilat kanë në fokus që të sensibilizojnë kundër racizmit dhe të forcojnë tolerancën në shoqëri.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











