Lifestyle
Jay Z ftohet për të dëshmuar për shitjen e brendit të rrobave
Gjykata Federale në Nju-Jork ka ftuar për dëshmi këngëtarin Jay Z. Ai do të dëshmojë më 15 maj lidhur me hetimin që ka bërë Komisioni amerikan për këmbim dhe siguri, që lidhet me shitjen e brendit të rrobave të këngëtarit, ‘Rocawear’, kompanisë tjetër ‘Iconix Brand Group’.
Në Manhattan, gjykatësi ka thënë se Jay Z, me emër të vërtetë Shawn Carter, ka dështuar që t’i përgjigjet këtij komisioni në nëntor dhe shkurt, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të komisionit që të caktojë takim me të.
Gjykatësi tha se dëshmia e reperit u vonua tashmë shumë dhe nuk e ka ndërmend ta tolerojë më këtë. Jay Z, në këtë seancë, u përfaqësua nga avokati i tij, Alex Spiro, përcjell albinfo.ch.
Brendi i rrobave i Jay Z ishte shitur në vitin 2007 për 204 milionë dollarë. Arsyetimi i avokatit ndërkaq pse Jay Z nuk u paraqit në seanca ishte se po përgatitet për turne botëror.
Dhe sipas avokatit të tij, dëshmia e tij nuk është aspak relevante me hetimet. Jay Z ndërkaq mbetet reperi më i njohur aktual me hitet si “Hard Knock Life,” “99 Problems” dhe “Big Pimpin'”. Ai ka fituar 21 shpërblime Grammy.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote Ka më shumë votues të BE-së që jetojnë në Zvicër sesa në disa shtete anëtare. Por...
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër?