Muzikë
Jehon kënga dhe vallja nga ansamblet shqiptare të Zvicrës, për nder të Ditës së Flamurit
Pavarësisht jetesës në një shtet tjetër, shqiptarët e Zvicrës shprehin atdhedashuri dhe përçojnë vlera burimore të shquara shqiptare, sidomos në festa si kjo e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Ansamblet e këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve në Zvicër për vite me radhë ruajnë vlera kulturore e kombëtare. Numri i madh i tyre është tregues i atdhedashurisë për vendin e tyre të lindjes.
Shqiptarët zviceranë po e jetojnë dhe kultivojnë kulturën e mirëfilltë në Zvicër.
Ansamblet shqiptare janë me vlera të rëndësishme kulturore, jo vetëm regjionale, por edhe kantonale.
Për nder të 28 nëntorit, edhe këtë vit u organizuan koncerte nga ansamblet me valle e këngë shqiptare.
Ansambli Vatra
Ky ansambël, si çdo vit, edhe këtë nëntor organizoi koncert, manifestim me një program të pasur për shqiptarët në Zvicër, duke i sjellë publikut, këngë e valle burimore shqiptare, shkruan tutje albinfo.ch.
Manifestimi u zhvillua në Schulhausstrasse 15 , 8181 Höri-Bülach.




Shoqëria kulturore-artistike “Teuta” në Lozanë është një promovuese e shkëlqyer e kulturës dhe vlerave shqiptare në Zvicër. Edhe këtë vit, ky ansambël organizoi shfaqje për nder të Ditës së Flamurit me këngë e valle shqipe nga grui i vallëtarve “Shqiponjat”, si dhe këngë nga Shpejtim Krasniqi dhe Gëzim Dobëdolani.



Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, po ashtu organizoi manifestim për festën e Ditës së Flamurit, duke sjellë para audiences këngë dhe valle që sollën atmosferë të mirë.

https://www.facebook.com/100063726130140/videos/348239534421899
https://www.facebook.com/profile.php?id=100063726130140
Shoqëria kulturore-artistike „Dardania“ në Winterthur mbajti dy manifestime në Hotel Zentrun Toss dhe Schulhaus Weiden – Aula, ku solli program artistik të kërcimtarëve me këngë e valle.


Ansambli i këngëve dhe valleve “Drita” në Kreuzlingen organizoi një koncertë po ashtu me këngë e valle shqipe nga antarët e ansamblit si dhe këngë nga këngëtari, Malsori.


E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











