Kosova
Jep dorëheqje edhe Frashër Krasniqi
"Çdo sakrificë e vetëmohim, çdo fyerje e përbuzje ishte e kapërdishme, sepse përpara kishim idealet dhe konceptet, bashkë me besimin që askush nuk do të dojë dhe as nuk do të mund të përfitojë personalisht nga sakrificat e të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi në letrën e tij
Deputeti Frashër Krasniqi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Dubravës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e delegatit të Këshillit të Përgjithshëm dhe çdo pozitë tjetër në Vetëvendosje. Në një letër të dërguar nga burgu i Dobravës, Krasniqi flet për raportet me Albin Kurtin, madje kujton një rast kur ky i fundit e kishte quajtur ‘idiot’.
“Nuk pendohem as për momentet e mosvlerësimit apo nënvlerësimit, sepse nuk ishte vlerësimi personal ajo për të cilën luftonim. As për momentet e këqija, si ajo kur isha drejtues i Sekretariatit për Media, e Albin Kurti më dërgoi e-mail, ku më quajti “idiot” vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet, të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale. Edhe refuzimin e tij për të më vizituar gjatë tre muajve të parë të arrestit (deri pas vdekjes së Astritit) e edhe mosparaqitjen e tij në asnjë konferencë apo intervistë për të na mbrojtur nga padrejtësitë që po na bëheshin.
Të gjitha ia fala dhe për asnjë nuk jam penduar. Çdo sakrificë e vetëmohim, çdo fyerje e përbuzje ishte e kapërdishme, sepse përpara kishim idealet dhe konceptet, bashkë me besimin që askush nuk do të dojë dhe as nuk do të mund të përfitojë personalisht nga sakrificat e të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi në letrën e tij.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











