Shkurt.ch
Jeta në shtëpi pleqsh po bëhet e shtrenjtë
Qëndrim në një shtëpi pleqsh kushton mesatarisht 8700 franga në muaj. Gati dy të tretat e kësaj kosto do të duhet ta paguajnë vetë banorët. Kjo bëhet e ditur në statistikat federale të vitit 2014.
Rreth 5.4 miliardë franga i shpenzuan vetë banorët për qëndrimin dhe 540 milionë franga për shërbimet e përkujdesit.
16, përkatësisht 19 për qind e shpenzimeve në shtëpi pleqsh barten nga vetë të siguruarit dhe nga kantonet.
Kujdesi nëpër shtëpi është pothuajse pesë herë më i lirë. Pacientët e „Spitex-it“ kanë paguar vitin e kaluar një total prej dy miliardë frangash zvicerane, njofton Zyra e Statistikave Federale.
Sipas Zyrës së Statikave Federale, rreth 269.000 njerëz shfrytëzojnë shërbime mjekësore në shtëpi nga Spitex. Bëhet fjalë për pothuajse dy herë më shumë sa sa banorët që qëndrojnë në shtëpi pleqsh (144.700).
Vëllimi i punës në shtëpi pleqsh arriti vitin e kaluar në 89.300 punonjës me kohë të plotë në krahasim me 18.800 që raportohet të kenë ofruar të njëjtat nëpër shtëpi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve Komuna druan se dikush nga jashtë mund të ketë interes për xhaminë. Drejtuesi i projektit thotë:... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit














