Bota
Jetëgjatësia në Gjermani më e ultë krahasuar me fqinjët e BE-së
Në një raport të botuar nga Komisioni i BE-së ka gjetur se jetëgjatësia mesatare në Gjermani është me ulët në krahasim me vendet tjera, si Spanja, Italia dhe Franca, përcjell albinfo.ch.
Raporti, që shqyrtoi shëndetin e njerëzve në të gjithë vendin, gjeti se Gjermania renditet e 18-ta mes 28 vendeve të BE-së, shkruan “The Local”.
Ndërsa një fëmijë i lindur në Gjermani në vitin 2015 mund të presë që të jetojë në një moshë mesatare prej 80.7 vjetësh, në Spanjë, kjo moshë është 83. Në Itali, studiuesit gjetën jetëgjatësinë mesatare të jetë 82.7 vjet dhe në Francë 82.4 vjet.
Në përgjithësi mosha mesatare në BE është 80.6 vjet.
Vendet që dukeshin më pak të mira në renditje ishin Lituania (74.6 vjeç), Bullgaria (74.7 vjet) dhe Letonia (74.8 vjet).
Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, mbeten shkaku më i zakonshëm i vdekjes në Gjermani, pavarësisht faktit që numri i sëmundjeve kardiovaskulare ka qenë në rënie që nga viti 2000. Ndërkohë, kanceri si shkak i vdekjes ka qenë në rritje.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











