Kuriozitete
Jeton që 30 vjet në ishull, por tani rrezikon të dëbohet
Ai mbërriti në ishull në vitin 1989 me tre miq dhe të dashurën e tij pasi kishin bërë një udhëtim në Polinezi
Në italian që ka jetuar për gati 30 vite në një ishull të pabanuar të Sardenjës po përballet me një dëbim nga autoritetet.
Mauro Morandi, 79 vjeç, është rojtari jo zyrtar dhe guida turistike e Budelit, pjesë e arkipelagut La Madalena që ndodhet mes Sardenjës dhe Korsikës dhe i famshëm për plazhet shumëngjyrëshe.
Ky ish-mësues fizkulture, i përshkruar si një “Robinson Kruzo” modern nga media italiane, mbërriti në ishull në vitin 1989 me tre miq dhe të dashurën e tij pasi kishin bërë një udhëtim në Polinezi.
“Doja të largohesha nga kjo shoqëri, të cilën nuk e pëlqej dhe të shkoja në një ishull të vetmuar në Polinezi”, tha Morandi për “Radio 24”.
“Por e gjeta Polinezinë time këtu”, vazhdoi ai, transmeton “ATSH”.
Fillimisht, Morandi dhe të tjerët zëvendësuan rojtarët e ishullit, që donin të largoheshin. E dashura e tij dhe dy shokë shumë shpejt u kthyen në shtëpi dhe miku i tretë që qëndroi vdiq në vitin 1993, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2014, Budeli u bë pjesë e Parkut Kombëtar të La Madalena. Administratorët e tij thanë se duhej të shkatërronin shtesat e jashtëligjshme të bëra ndër vite në shtëpinë e Morandit.
“Në janar do t’i kërkojmë të largohet”, deklaroi presidenti i parkut, Fabrizio Fonnesu për të përditshmen “Corriere della Sera”.
“Do të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që të bashkëpunojmë me atë në të ardhmen”, vazhdoi ai.
Në profilin e tij në “Facebook”, Morandi ka shkruar se nuk e ka marrë njoftimin për largim, por e ka bërë të qartë se nuk synon të kthehet në shtëpinë e tij në Modena.
“Të kaloj ditët e mia në kafe duke luajtur me letra apo në një klub ‘bowls’? Kjo nuk është për mua”, kishte thënë ai në një intervistë për gazetën “Il Resto del Carlino”.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













