Kosova
Jevtiq thotë se Haradinaj nuk kishte gisht në aksionin e së hënës
Ai po ashtu ka kërkuar hetim për këtë ngjarje. Jevtiq ndonëse nuk tha asnjë fjalë për largimin e tyre nga koalicioni, tha se vendimi për arrestimin e Gjuriqit nuk u mor nga Haradinaj
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq ashtu siç ka paralajmëruar ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, nga ku ka kërkuar përgjegjësi se kush dha urdhër për arrestimin e Marko Gjurqit të hënën në veri të Mitrovicës.
Ai po ashtu ka kërkuar hetim për këtë ngjarje. Jevtiq ndonëse nuk tha asnjë fjalë për largimin e tyre nga koalicioni, tha se vendimi për arrestimin e Gjuriqit nuk u mor nga Haradinaj.
“Ky nuk ka qenë vendim i Qeverisë. Kërkoj përgjigje në pyetje pse është përdorur dhunë në njerëz të cilët kanë ngritur duart kur kanë hyrë Policia? A ka ekzistuar mënyrë që të bëhet në formë tjetër? Do të doja të ishte këtu sot Rikallo, a e keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos? 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur. Kanë pasur vetëm fleta dhe kimikë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Jevtiq tha se e vetmja formë për zgjidhje problemesh është të bisedohet, por duhet të jetë i hapur dhe sinqertë. “Njerëzit nuk trajtohen ashtu. Nëse jeni të hapur dhe dëshironi që në të ardhmen të punojmë në paqe e qetësi, e pakta që duhet të bëni është që të hapen hetime për atë se kush është përgjegjës për atë çfarë ndodhi”, tha Jevtiq. E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve, ndërsa ka thënë se ngjarja e së hënës nuk ka qenë e drejtuar kundër qytetarëve dhe ministrave. Haradinaj tha se Policia nuk e kanë njohur ministrin Rikallo. “Policia kur e kanë pa të madh me trup kanë menduar që është ndonjë specials, por garantoj që nuk është kundër tij kurrë dhe kundër përfaqësuesve të serbëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Në këtë debat është inkuadruar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i cili tha se ky vend ka një sistem kushtetues dhe rend juridik që duhet të respektohet.
Ai kërkoi që Lista Serbe të mos mbetet instrument i politikes së Beogradit dhe mos të mbetet viktimë e Gjuriqit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












