Lajme
Jezerci, me qendër për zhvillimin e turizmit rural
Komisioni Evropian përmes organizatës Care Internacional, ka nis implementimin e projektit për zhvillimin e turizmit rural në Jezerc
Me rastin e përurimit të Qendrës për Zhvillimin e Turizmit Rural, Nazmi Hajdari, përfaqësues i fshatit, ka thënë se Bjeshkët e Jezercit paraqesin vend ideal për zhvillimin e turizmit malor për faktin se posedojnë resurse të shumta natyrore, të cilat duhet shfrytëzuar.
Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka falënderuar KE-në dhe organizatën “CARE” për mbështetje, duke thënë se Jezerci ofron vende jashtëzakonisht të bukura, vende me histori të bujshme.
Kurse Albertina Binaku nga organizata Care, ka thënë se turizmi rural përbën një risi, ndërsa si organizatë ka premtuar se do të ofrojnë ndihmë për zhvillimin e mëtejmë të turizmit në Jezerc.Projekti është financuar nga Komisioni Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë. Objektivi i KE-së ka qenë që të eksplorohen vendet me potenciale për zhvillimin e turizmit rural. Projekti i Jezercit vjen pas atij të realizuar në Novobërdë dhe Laç të komunës së Hanit të Elezit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










