Shkurt.ch
Jo tërheqjes nga kërkesa për hyrje në BE
Me shumicë bindëse votash 33 me 8, i rekomandohet Qeverisë federale që të mos tërheqë kërkesën në fjalë
Dhoma e kantoneve ka votuar kundër mocionit të deputetit të SVP, Reimann që Zvicra të tërheq kërkesën e bërë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesa në fjalë ishte bërë në vitin 1992 dhe që nga ajo kohë konsiderohej si “e ngrirë”, shkruan nzz.ch.
Me këtë vendim, i cili është marrë me shumicë bindëse votash 33 me 8, i rekomandohet Qeverisë federale që të mos tërheqë kërkesën në fjalë.
Sipas deputetit Reimann hyrja e Zvicrës në Bashkimin Evropian aktualisht nuk gëzon përkrahjen e popullit zviceran. Për këtë arsye, sipas tij, Zvicra duhet të punojë edhe më tutje vetëm në rrafshin bilateral me vendet e BE-së.
Por, mocioni i Reimann-it gjeti mbështetje pothuajse vetëm te deputetët e partisë së tij. Të tjerët, duke kundërshtuar, theksuan se një kërkesë e tillë nuk do të prodhonte ndonjë efekt por vetëm sa do të çrregullonte marrëdhëniet me BE-në.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori













