Futboll
Jo vetëm Xhaka, por edhe Mustafi pritet të largohet nga Arsenali në janar
Arsenali, me gjendje jo të mirë me lojtarët shqiptarë
Është bërë e ditur se Shkodran Mustafi do të bisedojë me kryetrajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta, për një largim potencial në afatin kalimtar të janarit, raporton “The Sun” të dielën, transmeton albinfo.ch.
Sipas kësaj gazete, thuhet se ish-reprezentuesi i Gjermanisë ka humbur vendin në skuadrën e Arsenalit.
Mustafit 27-vjeçar më herët i ishte thënë se është i lirë të largohet, mirëpo lëndimi që ka pësuar Callum Chambers nënkupton se ai mund të detyrohet të qëndrojë.
Po ashtu duhet theksuar se Mustafi u aktivizua në ndeshjen ndaj Chelseat, ku u lëndua Chambersi dhe u kritikua ashpër për rolin e tij në golin e fitores të Chelseat të shënuar nga Tammy Abraham.
The Sun shkruan se Mustafi dhe agjenti i tij duan të qartësojnë të ardhmen deri në fund të këtij stinori, para se të kërkojnë skuadër të re. Mustafi ka kontratë deri në verën e vitit 2021. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












