Lajme
Joe Biden synon edhe një mandat në krye të SHBA-së
Presidenti amerikan Joe Biden , i cili mbush 80 vjeç muajin e ardhshëm, konfirmoi dje dëshirën e tij për të rikandiduar në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2024, megjithatë ai theksoi se nuk ka marrë ende një vendim zyrtar.
I pyetur në lidhje me këtë nga rrjeti MSNBC, presidenti i SHBA-së tha se ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin e tij pasi në momentin që do ta shpallë “do të më duhet të veproj si kandidat”.
“Nuk e kam marrë ende vendimin zyrtarisht, por ky është qëllimi im. Synimi im është të kandidoj përsëri dhe ne kemi kohë për ta marrë këtë vendim”, tha Biden.
Biden do të festojë 80-vjetorin e lindjes më 20 nëntor. I pyetur nëse gruaja e tij dhe njëkohësisht zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e sheh me sy pozitiv një kandidaturën, Biden u përgjigj pozitivisht.
“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka të rëndësishme dhe unë nuk duhet të heq dorë”, tha ai pas një pauze të shkurtër.
Biden ka njoftuar tashmë që nga muaji i kaluar, megjithëse në mënyrë evazive, “qëllimin” e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti më i vjetër amerikan i zgjedhur ndonjëherë do të festojë ditëlindjen e tij të 80-të më 20 nëntor.
Nëse rizgjidhet, ai do të jetë 82 vjeç në fillim të mandatit dhe 86 në fund të tij.
Zgjedhjet afatmesme janë testi i radhës për Biden. Për shkak të moshës madhore të Biden dhe momenteve të shpeshta të sikletshme , shpesh ngrihen pyetje në lidhje me aftësitë e tij për një kandidaturë të re.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













