Lajme
Joe dhe Jill Biden: Shtëpia e Bardhë na e ndryshoi jetën
Për “Vogue”, Jill thotë se çifti përpiqet të sigurojë kohë për njëri-tjetrin, edhe pse profesionet e tyre i mbajnë ata “të zënë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, dhe partnerja e tij Jill gëzojnë lidhje dashurie që para 43 vjetësh.
Megjithatë, siç e tregojnë edhe vetë për revistën “Vogue”, historia e tyre ka kaluar në faza ulje-ngritjeje.
Por, çifti ia ka dalë t’u shpëtojnë sfidave jetësore, teksa akoma edhe sot vazhdojnë ta shikojnë njëri-tjetrin me dashurinë dhe shkëlqimin e njëjtë në sytë e tyre, ashtu si dikur kur ata ishin të ri.
Por, të qenit zonjë e parë për Jill Biden dhe President për Joe Biden, pastaj edhe jeta brenda Shtëpisë së Bardhë, të gjitha bashkë kanë edhe kosto.
Për “Vogue”, Jill thotë se çifti përpiqet të sigurojë kohë për njëri-tjetrin, edhe pse profesionet e tyre i mbajnë ata “të zënë”.
“Dhe kështu që ne duhet të përpiqemi pak më shumë për t’i bërë kohë njëri-tjetrit. Edhe gjëja për të darkuar së bashku: Ndonjëherë hamë në ballkon; natën e kaluar kemi ngrënë në Ovalin e verdhë, lart. Një pjesë e ditës që ne veçojmë, dhe ne ende ndezim qirinjtë, kemi ende bisedat, akoma vendosim telefonat larg kur jemi bashkë”, thotë ajo.
Presidenti Biden, ndërkohë, thotë se Shtëpia e Bardhë ka ndryshuar martesën e çiftit në kuptimin që ka çuar në më shumë kohë larg njëri-tjetrit.
“Më ka marrë malli për të. Jam vërtet krenar për të. Por nuk është se thjesht mund të shkojmë larg si dikur. Kur jetonim në Delaware, të paktën një herë në muaj shkonim vetëm në një lokal për mëngjes, për t’u siguruar që kishim një çast romantik, për t’u larguar dhe për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin”, tha Joe.
Presidenti Biden, edhe një herë më shumë, u shfaq i dashuruar në gruan e tij, Jill Biden, për prezencën e të cilës është falënderues edhe tash.
“Falënderoj Zotin që kur jam vërtet poshtë, ajo futet brenda, dhe kur ajo është me të vërtetë poshtë, unë jam në gjendje të futem”.
“Ne kemi qenë vërtet mbështetës të njëri-tjetrit. Unë kam lexuar të gjitha ato të dhëna gjithashtu për familjet nën presion, dhe kjo është arsyeja pse unë jam i kënaqur që ajo e mbajti profesionin e saj. Ne ndajmë të njëjtat ëndrra bashkë”, ka përfunduar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











