Kosova
Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ulë tensionet në veri
Në një intervistë për Al Jazeera, njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, është shprehur se situata në veri të Kosovës mund të përfundojnë kur katër vendet e NATO-s e njohin Kosovën si shtet.
“Arsyeja është se pesë shtete të BE-së, pra katër vende që janë anëtare të NATO-s sepse Qipro nuk është, nuk e njohin Kosovën. Kjo është arsyeja e qëndrimit të butë, dhe nëse po pyesni se pse Ballkani i ka ende gjithë këto probleme me Kosovën, Republikën Srpska dhe tani me Malin e Zi, kjo është arsyeja, sepse edhe nëse katër nga këto pesë vende, nëse Qiproja përjashtohet, njohin Kosovën, dhe këto janë Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania, nëse vetëm ato vende do ta bënin këtë, rajoni do të transformohej”, u shpreh Joseph.
Ai tutje ka shtuar se vendet anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, do tu mund të ndikonin me njohjen e tyre në transformimin e Ballkanit.
“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundon kur 4 vende të NATO-s njohin Kosovën. Ukraina mund të jetë katalizator”, përcjellë albinfo.ch.
Tutje shtoi se po të anëtarësohej Kosova në NATO, Serbia nuk do të mund ta bllokonte.
“Pse? Sepse atëherë Kosova mund të anëtarësohej në NATO dhe Serbia nuk mund ta bllokonte. Papritur, kjo veto ruse dhe kineze në OKB do të ishte e parëndësishme, sepse edhe sikur Kosova të mos ishte anëtare e BE-së, do të ishte anëtare e NATO-s. Strategjia e Serbisë do të ishte krejtësisht e padobishme”, deklaroi ai, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës Gjuha, kënga dhe tradita si pasuri që duhet mbajtur gjallë edhe në mërgim... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











