Kosova
Fillon prodhimi i një brendi të ri të pijes energjike GO+, në Kosovë
Prishtinë, 13 nëntor 2019 – Prodhuesi më i madh i birrës dhe brendi më dominant i birrës në Kosovë, Birra Peja sot ka njoftuar se do të fillojë prodhimin e një produkti të ri në treg, pijen energjike GO+, shijen dhe alternativën më atraktive në treg.
Produkti do të fillojë shtrirjen në treg në gjithë Kosovën, në të gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe shumicë. Paketimet e pijes energjike GO+ do të jenë fillimisht në kanaçet me 0,33 ml.
“Përveç zgjerimit të linjave të reja të prodhimit, si lider i tregut të pijeve në Kosovë, ne vazhdimisht kërkojmë që të gjejmë kategori të reja dhe inovative të pijeve, për të cilat konsumatorët tanë kanë nevojë. Prandaj, kemi krijuar GO+ si zgjidhje të re në treg, e cila do të jetë një cilësi që matet me produktet më të mira ndërkombëtare, por me çmimet më konkurruese për tregun vendor”, ka thënë Ernest Jusufi, drejtor ekzekutiv në Birra Peja.
Lansimi zyrtar i brendit GO+ do të bëhet më 21 nëntor 2019, me një ndejë tejet ekskluzive, në të cilën do të vijnë performuesit më të mirë të Cirque Le Soir nga Londra, si dhe DJ Karma KID e SABB, përveç tjerash, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












