Lajme
Ka kryer disa delikte, kapet kosovari në kufirin Gjermani – Austri
Kur të dhënat e tij personale u kontrolluan në listën e të kërkuarve, rezultoi se personi ishte shpallur jo më pak se katër herë në atë listë
Një kosovar i kërkuar disa herë për delikte të ndryshme ka rënë në duart e policisë kufitare Piding, Gjermani. Ai, përveç që qëndronte në Gjermani në mënyrë të paligjshme, kishte në dosjen e tij edhe një sërë shkeljesh të tjera.
Vizita familjare e kosovarit 38-vjeçar mori fund të menjëhershëm kur ai ra në duart e një patrulle të policisë kufitare Piding në A8 pranë Teisenberg mbrëmjen e së mërkurës, transmeton albinfo.ch. Ai po udhëtonte me një autobus në distanca të gjata, të cilin e kontrolluan policët, thuhet në një njoftim për shtyp nga policia kufitare e Piding.
Kur të dhënat e tij personale u kontrolluan në listën e të kërkuarve, rezultoi se personi ishte shpallur në listën e të kërkuarve jo më pak se katër herë, vijon njoftimi i policisë, shkruan pnp.de. Ai po ashtu qëndronte ilegalisht në Gjermani, sepse tashmë e kishte tejkaluar ndjeshëm kohëzgjatjen maksimale të qëndrimit në zonën Shengen.
Në momentin e kontrollit, ai ishte duke u kthyer nga Rheinland-i për në Kroaci. Kosovari, i cili aktualisht po kërkonte punë, ka dy vjet që nuk ka vendbanim të përhershëm në Gjermani, por për shkak të delikteve të kryera në atë kohë ai është kapur nga policia kufitare në Piding.
Krahas vjedhjeve të shumta, ai është përfshirë vazhdimisht edhe në mashtrime.
Mjeshtri i kualifikuar për shtrim pllakash ofronte punë rinovimi. Për këtë shërbim ai kërkonte paradhënie nga porositësit e punës së tij. Por ai, edhe pse merrte të hollat nuk e kryente punën, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, ai u ka shkaktuar klientëve të tij dëme të konsiderueshme pesëshifrore (mbi 10 mijë euro).
Ai gjithashtu ka vozitur shpesh në të kaluarën, edhe pse, sipas policisë, ai nuk kishte patentë shofer. Kjo i ka sjellë një gjobë prej më shumë se 7 mijë eurosh, të cilën, sipas një komunikate për media, nuk e ka paguar asnjëherë dhe për këtë arsye ndaj tij është lëshuar fletarrest .
Kosovari është sjellë para gjykatësit hetues dhe është dërguar në institucionin korrektues.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso














