Uncategorized
Ka mashtruar “socialin” për 235.000 franga: Kosovarja dëbohet përfundimisht nga Zvicra
Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale
Gruaja nga Kosova duhet të lëshojë përfundimisht Zvicrën. Gjykata Federale, shi shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane ka hedhur poshtë ankesën e bërë kundër vendimit të Gjykatës Administrative, për abuzim të ndihmave sociale.
Ankesa nuk ka ndonjë bazë kështu që gruaja duhet të dëbohet, shkruan bernerzeitung.ch. Fjala është për rastin e gruas nga Kosova me banim në Thun, Kantoni i Bernës, të cilës i ishte anuluar e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, pasi që është konstatuar se ka përfituar pa të drejtë rreth 235 mijë franga të ndihmave sociale.
Ajo kishte ardhur në Zvicër me gjashtë fëmijët e saj në vitin 1997, kur ishte 35 vjeçare, për t`iu bashkuar të shoqit i cili këtu jetonte nga viti 1993. Më vonë ata morën leje e përhershme të qëndrimit (Viza C).
Pasi që bashkëshorti i saj ishte dënuar në vitin 2010 për mashtrim të shumëfishtë dhe falsifikim dokumentesh, të dy ata në vitin 2013 kishin përfunduar në bankën e zezë, para Gjykatës Regjionale në Thun, transmeton albinfo.ch. Ajo i kishte shpallur fajtorë për mashtrim profesional të përbashkët ndaj shërbimit social të komunës dhe për tentim mashtrimi të sigurimit të invaliditetit. Për këto delikte ata qenë dënuar me burg. Krahas 235 mijë frangave të ndihmave sociale që i kishin përfituar pa të drejtë, ata do të shkaktonin edhe 650 mijë franga dëm në barrë të sigurimit të invaliditetit, sikur të mos kapeshin.
Gjykata Regjionale në vendimin e saj gjyqësor kishte shkruar se bashkëshortët, nga viti 2005 deri në vitin 2009 kishin bërë një “inskenim të vërtetë” dhe kishin “ngritur një ndërtesë prej gënjeshtrash”. Ata, me ndihmën e vajzës më të madhe kishin inskenuar sikur kryefamiljari, pas një sulmi të pësuar në tru ishte paralizuar, ishte tërësisht apatik, nuk mund të fliste dhe ishte i paaftë për punë”. Por loja ishte zbuluar, pasi që sigurimi invalidor e kishte përgjuar dhe zbuluar, përcjell albinfo.ch. Ajo kishte konstatuar se personi në fjalë ishte plotësisht i aftë për punë.
Si pasojë e dënimit, çiftit duhej t`i hiqej e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Pas ankesës në drejtorinë përkatëse, vendimi për anulim të vizës vërtetohet sërish dhe për më tepër u caktohet edhe data për lëshim të Zvicrës, ndërkohë që bashkëshorti e kishte pranuar këtë vendim, e shoqja kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative dhe së fundi edhe në atë Federale. Të dyja i dështuan.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













