Shkurt.ch
Ka mbytur njerkun me sëpatë, gjykohet 16 vjeçari
Për shkak të moshës së mitur, në procesin gjyqësor nuk lejohet prania e publikut Dënimi më i rëndë për të miturit është 4 vjet burg
Ka filluar sot në Gjykatën për të rinj, në Mendrisio të Tesinës gjykimi i i të riut 16 vjeçar me prejardhje nga Serbia për vrasjen me sëpatë të njerkut të tij zviceran. Vrasja ka ndodhur në korrik të vitit 2011 në Bellinzona. Procesi është duke u zhvilluar pa praninë e publikut.
16 vjeçi kishte pranuar vrasjen dhe kjo është kuptuar në gjykimin që i është bërë nënës së tij në verën që shkoi. Ajo dyshohej se e kishte nxitur të birin për ta mbytur bashkëshortin e saj, gjegjësisht njerkun e tij. Por, procesi gjyqësor kishte ardhur në përfundim se gruaja ishte e pafajshme prandaj ishte liruar.
Po ashtu falë atij procesi kanë dalë në dritë edhe disa detaje sipas të cilave djaloshi e ka sjellë njerkun në banesën e përbashkët në Bellinzona ku e ka mbytur dhe pastaj ia ka copëtuar kufomën me sëpatë për t`i zhdukur gjurmët e vrasjes.
Pasi që ai nuk kishte mundësi ta nxirrte kufomën i vetëm nga banesa, kishte lutur disa të njohur për ta ndihmuar. Kjo ka bërë që krimi të zbulohej dhe të alarmohej policia. Më 6 korrik pastaj qe kapur 16 vjeçari i cili po rrinte ulur pranë kufomës.
Në kohën e krimit, nëna e të riut ndodhej me pushime jashtë vendit, ndërsa ishte arrestuar më vonë.
Në pyetje lidhur me vrasjen ishin marrë edhe dy shokët e vrasësit, njëri prej të cilëve shqiptar nga Kosova. Ky i fundit ishte dënuar me burg me kusht për ndihmë të ofruar për kryerjen e vrasjes.
Si motiv për vrasjen, konsiderohen mospajtimet në mes të riut dhe njerkut. Nëna e 16 vjeçarit ishte njohur dhe pastaj martuar me tashmë të ndjerin, zviceran 46 vjeçar nga kantoni i Tesinës vetëm rreth një vit para se të ndodhte vrasja. Pastaj ajo e kishte sjellë të birin 16 vjeçar nga Serbia, kua ai jetonte deri atëherë.
Për shkakun se vrasësi është në moshë të mitur, në procesin gjyqësor nuk lejohet prania e publikut. Po ashtu as vendimi gjyqësor, kur të merret, nuk do të bëhet publik. Dënimi më i rëndë për të miturit në rast vrasjeje është 4 vjet burg.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










