Lajme
Ka ndërruar jetë Vaclav Havel
Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë
Mediat çeke raportojnë se ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, ish-presidenti Vaclav Havel.
Ish-presidenti çek, Vaclav Havel, vite më parë, qe operuar nga tumori në mushkëri.
Ai pati probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti.
Laureati i çmimit Nobel për Paqe, dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vititn 1989, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.
Ai ka vdekur në gjumë, pas një sëmundjeje të gjatë, ka thënë zëdhënësja e tij, Sabina Tançenova.
Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve ’90-të.
Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.
Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës. (ReL)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?










