Lajme
Gjykata Federale dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte
Ai ka punuar në qendrën e paketave postare në Härkingen. Atje ka kryer njëmbëdhjetë vjedhje me vlerë gjithsej mbi 50.000 frangagjatë dhjetë mujve
Një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i fuste dërgesat e të hollave në xhepin e tij në qendrën e pakove të postës, në Härkingen. Për shkak të kësaj, ai tani po dëbohet nga vendi pikërisht në kohën kur ndodhej në procesin e natyralizimit, transmeton albinfo.ch. Gjykata Federale konfirmon kështu vendimin e Gjykatës së Lartë (kantonale) të Solothurnit.
Ai kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut në Zvicër në vitin 2002, me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij për t’u bashkuar me babain e tij. Së fundi ka punuar në qendrën e paketave postare në Härkingen. Atje ai ka kryer njëmbëdhjetë vjedhje me vlerë gjithsej mbi 50.000 franga për një periudhë dhjetë mujore. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar së fundmi, siç shkruan Solothurner Zeitung.
Dënim me burg me kusht dhe dëbim nga vendi
Me vjedhjet që ka bërë, ai jo vetëm ka dëmtuar punëdhënësin e tij, por edhe ka ndërhyrë pa kriter në të drejtat pronësore të klientëve të paketave, vijon gjykimi. Vetëm fakti që ai u ekspozua i dha fund serisë së vjedhjeve.
Kështu, ai u shpall fajtor për vjedhje komerciale dhe shkelje të shumta të sekretit postar nga Gjykata e Qarkut Thal-Gäu në maj 2022 dhe nga Gjykata e Lartë e Solothurnit në shtator 2023. Gjykata e lartë,e përmendur ka caktuar dënimin me burg me kusht 20 muaj dhe ka konfirmuar dëbimin nga vendi, të shqiptuar nga gjykata e mëparshme.
Gjykata Federale nuk sheh vështirësi personale
Shtetasi i Maqedonisë Veriore, duke u mbrojtur kundër këtij dëbimi nga vendi ka shtyrë çështjen deri në Gjykatën Federale, transmeton albinfo.ch. Por gjyqtarët në Lozanë (selia e gjykatës) nuk panë ndonjë vështirësi personale sa i takon dëbimit të tij në Maqedoni, edhe pse prindërit dhe vëllezërit e motrat e burrit do të vazhdojnë të jetojnë në Zvicër.
I përmenduri ka jetuar në Zvicër për 21 vjet, por ai flet shqip dhe e njeh Maqedoninë e Veriut nga pushime të ndryshme, thuhet tutje në vendim. Për të riun e mirëarsimuar, integrimi social në shtëpinë e tij të vjetër duket i mundshëm dhe real, shkruajnë gjyqtarët.
Ai i ka kryer vjedhjet pa asnjë nevojë ekonomike, ndërkohë që procesi i natyralizimit ishte në vazhdim. Gjyqtarët federalë shkruajnë më tutje se kjo tregon se mbajtja e shtetësisë zvicerane dhe e drejta për të qëndruar me sa duket nuk ishte aq e rëndësishme për të, përcjell albinfo.ch. Vetëm për shkak se dikush ka jetuar në Zvicër për një kohë të gjatë, nuk mund të nënkuptohet se ai mund të qëndrojë këtu.
Në rastin konkret, interesi publik për dëbimin nga vendi ka peshuar më shumë se arsyet private, thuhet më tej. Përpara se të largohet nga Zvicra, ai duhet të paguajë tarifat gjyqësore prej 3000 frangash të vendosura nga Gjykata Federale.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










