Integrimi
Ka vozitur 200 km/h në vend të banuar, dëbohet në Kosovë!
Në vitin 2007 ishte dënuar për tejkalim shpejtësie. Pas dy vitesh sërish kishte tejkaluar shpejtësinë: në lokalitet të banuar ishte zënë duke vozitur 200 km në orë
I lindur në vitin 1987 në Kosovë, ka pasur vetëm 10 muaj kur prindërit e kanë sjellë në Zvicër. Ai ka ndjekur këtu shkollimin ndërsa në vendin e tij të lindjes ka shkuar vetëm gjatë pushimeve. Në tetor të vitit 2007, kosovari sot 25 vjeçar ai është dënuar nga një gjykatë e Hochdorf-it, Kantoni i Lucernit, për tejkalim të shpejtësisë gjatë vozitjes së veturës. Për 47 kilometra në orë më shpejtë se që ishte e lejuar atij i ishte shqiptuar dënimi me kusht me të holla, prej 30 njësish ditore nga 80 franga dhe një gjobë prej 800 frangash.
Dy vite më vonë, kosovari sërish ndodhet para gjyqit. Sërish kishte tejkaluar shpejtësinë – në lokalitet të banuar ishte zënë duke vozitur 200 km në orë – por kësaj here atë e rëndonin edhe delikte tjera, shkruan Luzerner Zeitung.
Kësaj here puna shkoi deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Dhe, gjykata në fjalë ka vendosur që kosovari të dëbohet në vendlindje. Në vendimin e saj Gjykata Federale veç tjerash shkruan se vërtet dëbimi i kosovarit, i cili nga mosha 10 mujore jeton në Zvicër është goditje e rendë për të. Mirëpo, interesi publik peshon mbi interesin provat të kosovarit për të vazhduar të jetojë në Zvicër.
Fakti se kosovari aktualisht është duke treguar sjellje të mirë, luan vetëm një rol dytësor në krahasim me sjelljen e pamëshirshme që ai ka treguar në rastet e tejkalimeve të mëdha të shpejtësisë në komunikacion, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Federale.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










