E-Diaspora
Zvicër: E ther të shoqen për vdekje, shtetasi i Maqedonisë çohet në psikiatri
Prokuroria kërkon 12 vite heqje lirie, por të kthyer në një masë mbajtjeje në një klinikë psikiatrike
Sot, në Gjykatën e Qarkut në Wil (Kantoni St.Gallen) një shtetas 47-vjeçar i Maqedonisë është përgjigjur për vrasjen e bashkëshortes së tij. Krimi ka ndodhur në maj të vitit 2018, kur i akuzuari e ka goditur të shoqen 51 herë me thikë. Pasi që është konstatuar se ka çrregullime mendore, personi në fjalë pritet të mbahet në një klinikë psikiatrike, shkruan sda.ch.
Sipas aktakuzës, rreth orës 13 të 18 majit të vitit 2018, pas një zënke të parëndësishme të çiftit në banesën e përbashkët dhe pasi dalin dy fëmijët e moshës madhore nga shtëpia, burri merr një thikë në kuzhinë dhe shkon në dhomën e gjumit, ku ndodhej e shoqja. Pas një fjalosjeje të sërishme, ai nxjerr thikën dhe e godet me egërsi dhjetëra herë herë të shoqen, në fytyrë, fyt, pjesën e epërme të trupit, transmeton albinfo.ch. Mjekët ligjorë më vonë kanë numëruar 51 therje me thikë në trupin e viktimës.
Ndërkohë që gruaja e plagosur rëndë po qëndronte e shtrirë në dysheme, agresori ka ndërruar pantallonat e përgjakura, ka dalë nga dhoma dhe e ka mbyllur atë nga brenda. Rreth orës 14.10 ai ka dalë nga banesa ku gruaja e tij po vdiste dhe ka shkuar direkt në stacionin e policisë, përcjell albinfo.ch. Aty ka tërhequr një numër dhe është ulur në sallën e pritjes. Pasi që ka pritur rreth 30 minuta, ai i ka thënë policit në sportel se kishte ndodhur “një problem”. Ai, në zënkë e sipër kishte therur të shoqen. Ajo ishte në shtëpi ndërsa ky nuk e dinte se në çfarë gjendje…
Sipas aktakuzës, personi në fjalë në kohën e kryerjes së krimit vuante nga një skizofreni paranojake. Ndonëse ai mund ta shihte padrejtësinë e aktit të vet, për shkak të çrregullimit nga i cili vuante, aftësia e tij për të vepruar në pajtim me këtë, ishte e kufizuar.
Prokuroria kërkon 12 vjet heqje lirie, por të kthyer në një masë mbajtjeje në një klinikë psikiatrike, përcjell albinfo.ch. Kjo masë, në gjuhën e popullit njihet si “kujdestari e vogël”, pasi që ajo nuk parasheh datë të lirimit të personit të dënuar. Kjo datë varet nga suksesi i trajtimit.
Veç kësaj, shtetasi i Maqedonisë duhet të lëshojë Zvicrën pa leje hyrjeje të serishme për 15 vjet. Vendimi për dëbim do të regjistrohet në sistemin e Informacionit, në bankën e të dhënave të zonës së Schengenit.
Procesi i gjykimit vazhdon.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026













