Lajme
Ka vrarë të shoqen– refuzon të flasë!
Ndërkohë, njeriu i vetëm që mund të dinte diçka rreth motivit të vrasjes, është i vdekur – bashkëshortja e tij
Një shqiptar nga Kosova, shtetas i Gjermanisë, i moshës 47 vjeçare ka vrarë në muajin shkurt të shoqen në mënyrën më mizore, duke e therur 33 herë me thikë! Pas kësaj ka provuar të mbysë veten, duke pirë detergjent për pastrimin e tualetit. Kishte qenë në rrezik jete por kishte shpëtuar.
Gjykata e Heilbronit ka filluar të martën procesin për vrasje, kundër shtetasit gjerman. Por, sipas të gjitha gjasave procesi do të zvarritet shumë. Shkak për këtë është refuzimi kategorik i vrasësit për të folur çfarëdo qoftë rreth vrasjes.
Ndërkohë, njeriu i vetëm që mund të dinte diçka rreth motivit të vrasjes, është i vdekur – bashkëshortja e tij, shkruan “heilnbronner Stimme”.
Çifti kishte filluar ndarjen në nëntorin e vitit 2010. Pasi që, sipas gruas, ai kishte kryer me të marrëdhënie seksuale “kundër dëshirës së saj”, ajo e kishte denoncuar bashkëshortin në polici. Për pasojë, ai ishte detyruar të lëshonte banesën.
Por në shkurt, me ndihmën e një çelësi të falsifikuar 47 vjeçari kishte hyrë në banesën e të shoqes. Tre fëmijët nuk ishin aty.
Pas fjalosjes, burri kishte marrë një thikë të kuzhinës, me të cilën e kishte goditur të shoqen plot 33 herë. Ajo kishte vdekur në dyshemenë e dhomës së fjetjes. Pastaj kishte bërë përpjekjen për të mbytur veten me lëngun për pastrimin e WC-së.
Gjykata , për shkaqe sigurie ka bërë kontroll të ashpër të gjithë pjesëmarrësve në procesin gjyqësor.
Pritet që procesi gjyqësor të zgjasë së paku deri në fillim të vitit 2012.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











