Kosova
Kadare: Ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, Handke e kaloi atë
Shkrimtari shqiptar flet nga Seuli për fituesin e Nobelit në letërsi
Ismail Kadare ishte në Seul të Koresë së Jugut, ku rrëfeu se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019.
Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor në qytetin Wonju me një ceremoni të veçantë. Gjeniu i letrave shqipe tregoi për audiencën në sallë se “Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë”.
Por Tiranën, shtoi ai, e ndan vetëm një distancë e shkurtër nga Italia dhe “njerëzit mund ta ndienin ndikimin e botës perëndimore. Nuk kanë munguar ndërkohë as pyetjet lidhur me fituesin e sivjetshëm të Nobelit të letërsisë, shkrimtarit kontrovers austriak Peter Handke.
Handke u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, dhe Kadare ishte dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë. VOA e citon të pohojë se Akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes.
“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë”, tha Kadare.
Pak Kyong-ni është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












