Integrimi
Kadire Idrizi dhe Meral Kureysh flasin për të rinjtë “me dy atdhe”
“Dy kultura në një zemër: a të bën kjo njeri pa atdhe?” është pyetja dhe motoja e emisionit të sontëm që jepet në orën 20,
Sonte në emisionin “Forum” të radios SRF1 të transmetuesit publik të Zvicrës, të rinj me prejardhje të huaj flasin në lidhje me përditshmërinë e tyre si njerëz me “dy identitete” në Zvicër. Kjo përditshmëri është e karakterizuar nga shumë veçori të ndryshme. Nga njëra anë tradita e sjellë nga vendi i prejardhjes e nga ana tjetër realiteti i jetuar në Zvicër: si ia dalin njerëzit e rritur në dy kultura? “Dy kultura në një zemër: a të bën kjo njeri pa atdhe?” është pyetja dhe motoja e emisionit të sontëm që jepet në orën 20, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e disa të rinjve dhe të rejave me prejardhje të huaj, në këtë emision merr pjesë edhe Kadire Idrizi, punëtore sociale me rrënjë nga Tetova dhe Meral Kureysh, shkrimtare e re nga Kosova, (Prizreni) pjesëtare e minoritetit të atjeshëm turk.Të dyja jetojnë në Zvicër nga mosha e fëmijërisë. albinfo.ch ka përcjellë në vazhdimësi aktivitetin e të dyjave.
Kadirja jeton në Cyrih ndërsa Meral në Bernë.
Kadire Idrizi ka ardhur në Zvicër në vitin 1991, në moshën 14 vjeçare, si bashkim familjar. Ajo punon në Departementin Social të Cyrihut si menaxhere e konflikteve dhe po ashtu si punëtore sociale në shkollat fillore dhe entet parashkollore të Spreitenbach-ut. Ndërsa Meral Kureysh ka pasur 10 vjet kur me familjen është shpërngulur në Zvicër. Vitin e kaluar ajo ka qenë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin letrar të vitit me librin “Elefanten in Garten”.
Përveç tyre, në këtë emsion, lidhur me përvojat e tyre flasin edhe Saambavi Poopalapillai, studente me prejardhje nga Sri Lanka dhe Chanthajone Phongsanith me prejardhje nga Laosi.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












